Gërvalla në Abu Dhabi, diskutohet për investime në Kosovë

Në kuadër të vizitës triditore bilaterale në Emiratet e Bashkuara Arabe, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u takua me kryesuesin e Odës së Ekonomisë dhe Tregtisë të Abu Dhabit, me të cilin diskutoi gjerësisht për mundësi bashkëpunimi dhe investimi në industri të ndryshme në Kosovë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kryesuesin e Odës Ekonomike të Abu Dhabit, Abdullah Mazrui, me të cilin ka diskutuar për mundësi bashkëpunimi dhe investimi në industri të ndryshme në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e ministrisë, ku thuhet se ministrja e njoftoi delegacionin pritës rreth potencialit të jashtëzakonshëm që qytetarët e Republikës së Kosovës po e ofrojnë përmes punës në shumë sektorë.

“Në kuadër të vizitës triditore bilaterale në Emiratet e Bashkuara Arabe, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla u takua sot me kryesuesin e Odës së Ekonomisë dhe Tregtisë të Abu Dhabit, me të cilin diskutoi gjerësisht për mundësi bashkëpunimi dhe investimi në industri të ndryshme në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Gërvalla ka theksuar nevojën për thellim të bashkëpunimit mes sektorit privat në bashkëpunim me qeveritë e të dy vendeve si ndërmjetësuese dhe fuqizuese të investimeve të reja.

“Më pas ministrja Gërvalla u informua rreth pritjeve dhe detajeve të vyera, në mënyrë që të hidhen hapa konkretë dhe të pavonuar përmes ekipeve të dedikuara për konkretizim të ideve”, vijon njoftimi.

Së fundmi ajo shprehu gatishmërinë e madhe që Republika dhe qytetarët e Kosovës kanë për të punuar së bashku në ngritjen e kapaciteteve dhe nivelit të ekonomisë e tregtisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika