Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët dhe personeli

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka njoftuar se të mërkurën e 28 dhjetorit kanë pranuar një kërcënim me bombë. RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga hapësirat e jashtme të aeroportit

Të mërkurën e 28 dhjetorit, në orët e paradites, është paralajmëruar për kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo ka njoftuar se të gjithë pasagjerët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika