Zelenskyy diskuton me Erdoganin për evakuimin e civilëve nga Mariupoli

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka diskutuar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për evakuimin e qytetit të Mariupolit, i cili prej mbi një muaji ndodhet nën rrethimin rus.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike të dielën me homologun e tij nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan.

Këtë e bëri të ditur vetë presidenti ukrainas, përmes një postimi në Twitter, duke e cilësuar këtë bisedë të rëndësishme, pasi është theksuar nevoja për evakuim të menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli dhe duke përfshirë ngujimin në Azovstal, për të bërë shkëmbim të menjëhershëm të trupave të bllokuara.

Azovstal në Mariupol

“Në prag të bisedimeve të tij me presidentin rus Vladimir Putinin, unë theksova nevojën për evakuim të menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli, duke përfshirë Azovstalin, dhe shkëmbim të menjëhershëm të trupave të bllokuara”, ka shkruar Zelenskyy.

Ushtarët e Regjimentit Azov publikuan një video që tregon se edhe fëmijët fshihen në bunkerët e uzinës Azovstal në Mariupol. Videoja është shpërndarë në faqen në Facebook të Komandës Ajrore “West”, transmeton RTV Dukagjini.

Të shtunën, presidenti ukrainas kërcënoi se do të tërhiqej nga çdo negociatë me Moskën nëse trupat ruse do të shkatërronin ukrainasit e strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal, zonë e madhe industriale në Mariupol.

Luftëtarët e fundit të Mariupol-it kanë mbetur të ngujuar në fabrikën e çelikut

Turqia ka marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, dhe presidenti turk Erdogan ka luajtur një rol kyç në përpjekjen për të ndërmjetësuar një armëpushim midis dy vendeve. Një nga raundet e tilla të negociatave u mbajt muajin e kaluar në Stamboll.

Vetë Erdogan, ka qenë ndërmjetësues i negociatave ku, një tryezë e përbashkët u mbajt në Ankara mes dy delegacioneve.

Pavarësisht kësaj, një marrëveshje paraprake nuk është arrit dhe prej asaj dite, nuk ka pasur më bisedime mbi armëpushim apo mbylljen tërësore të luftës.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika