Osmani takon ambasadorin Hovenier, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit në vitin 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ShBA-së, Jeffery Hovenier, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në vitin 2023

Foto nga arkiva

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, më te cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Takimi u bë i ditur nga Zyra e Presidentes, ku thuhet se Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për mundësitë dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023.

Po ashtu, sipas njoftimit presidentja Osmani ka konfirmuar edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

Ndryshe, Osmani pas rekomandimeve të parapara me ligj, në një ceremoni të organizuar në Presidencë, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zv.ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka emëruar tre komandantë të Komandave përkatëse në FSK dhe ka dekretuar tre gjeneralë të rinj.

Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë gradën gjeneralë brigade.

Gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandat i Komandës së Gardës Kombëtare, ndërkaq gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika