Ushtria serbe i bën nderime ushtarake Ratko Mlladiqit

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka reaguar lidhur me ceremoninë e varrimit të Ratko Mlladiqit, të dënuarit për gjenocid dhe krime lufte, duke kritikuar përfshirjen e Ushtrisë së Serbisë në ceremoninë mortore.

Stojkoviq ka publikuar një fotografi nga ceremonia në Beograd, ku shihet një tog nderi i Ushtrisë së Serbisë duke bërë rojë ceremoniale pranë arkivolit ku ndodhet trupi i Mlladiqit.

“Një tog nderi i Ushtrisë së Serbisë gjatë ceremonisë mortore po bën rojë ceremoniale pranë arkivolit në të cilin ndodhet trupi i Ratko Mlladiqit, të dënuarit për gjenocid”, ka shkruar ai.

Më tej, avokati ka theksuar se komandanti suprem i Ushtrisë së Serbisë është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ratko Mlladiqi ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Hagës për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika