Aktakuzë ndaj shtatë të dyshuarve për falsifikim të rezultateve në zgjedhjet e vitit 2021

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave në lidhje me zgjedhjet e mbajtura me datë 14 shkurt 2021. Ndërsa, bëhet e ditur se në mesin e të akuzuarve është edhe ish-deputeti i AAK-së me inicialet H.Sh.

Foto ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale, Falsifikimi i rezultateve të votimit, në zgjedhjet e parakohshme të Përgjithshme Parlamentare për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më datën 14 shkurt 2021.

Në njoftim bëhet e ditur se në mesin e të akuzuarve është edhe ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me inicialet H.SH.

“Në mesin e të akuzuarve janë: H. Sh. ish-deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019 nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  të pandehurve S. M., A.K., I. H., G. H., dhe D. G. që të gjithë zyrtarë të Qendrës për Numërimin e Rezultateve të KQZ-së dhe të pandehurit P.P”, thuhet në njoftim.

“Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit, kundërligjshëm ia kanë shtuar 65 vota kandidates për deputete M. H. S. nga radhët e AAK-së, kurse kandidatit H. Sh. ia kanë shtuar 3 vota”.

Po ashtu, sipas Prokurorisë hetimet arritën të dëshmojnë përfshirjen e kandidatit H. Sh në kryerjen e veprës penale, mirëpo nuk arritën të sigurojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e bazuar se M. H. S. ishte e përfshirë në kryerjen e veprës penale.

Sipas njoftimit, kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

Kujtojmë se, të enjten e 29 dhjetorit, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave në lidhje me Zgjedhjet e Parakohshme të Përgjithshme Parlamentare për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më datë 14 shkurt 2021.

Në mesin e tyre është edhe një ish-deputet i LDK-së. Këta tetë persona akuzohen për keqpërdorim të votave të diasporës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika