Me çfarë hapa diplomatikë po i përgjigjet Kosova dhunës së Serbisë? Flet zv. MPJ

MPJ ka punuar edhe për brenda territorit të Kosovës që imazhi i Republikës së Kosovës të mos reprezentohet në mënyrë negative në arenën ndërkombëtare, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka procesin e dialogut i  ku ka thënë se Qeveria e Kosovës ka shprehur vazhdimisht interesimin e saj për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Qasja e jonë ka qenë gjithmonë konstruktive edhe kemi propozuar ide të reja gjithmonë për zgjidhej të cilat janë refuzuar apo injoruar nga pala serbë. Edhe ne jemi të gatshëm që ta zhvillojmë dialogun mbi bazën propozimet të Bashkimet Evropian që quhej propozimi franko-gjerman e cila është një bazë e mirë për të vazhduar dialogun, por të shohim se sa ka gatishmëri nga pala tjetër”, ka thënë Ahmeti.

A ka ndonjë rrezik që t’i mbete faji Kosovës për situatën në veri të vendit?

“Jo sepse Kosova nuk ka ngritur barrikadat në Serbi as nuk i ka sulmuar policët serbë edhe Kosova nuk e cenon sovranitetin dhe territorin e Serbisë. Por është qartë që veprimet e fundit në katër komunat veriore të Kosovës nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë qenë të blejë kohë edhe të rris levën e tij në negociata nëpërmjet dhunës, edhe kjo është argumenti i cili e sqaron se cila palë nuk është konstruktive”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, MPJ ka punuar edhe për brenda territorit të Kosovës që imazhi i Republikës së Kosovës mos të reprezentohen në mënyrë negative në arnë ndërkombëtare.

“në politiken e jashtme të Kosovës nuk kemi një politik reaktive e cila i ndjek hapa e Serbisë, por kemi një politik të jashtme proaktive, ku kemi vendosur synimet tona edhe çfarë bënë Serbia sigurisht që duhet t’i përcjellim që t’i  destruktojmë edhe t’I argumentojmë faktet që janë në terren edhe të kundërshtojmë propagandën e saj”, ka përfunduar zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Kreshnik Ahmeti”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika