Ministri Aliu takon policët në Mitrovicë: Ndjenjë e veçantë krenarie e gëzimi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, të dielën e 1 janarit

Pamje nga vizita

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është shprehur se ishte ndjenjë e veçantë krenarie e gëzimi vizita e tij në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, së bashku me ministrin Sveçla, të dielën e 1 janarit.

“Bashkë me Ministrin Xhelal Sveçla, me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer, dhe me zyrtarë policorë në detyrë e pritëm vitin e ri në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, për të vazhduar më pastaj vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, në Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje”, ka shkruar ministri Aliu.

Ministri Aliu ka falënderuar qytetarët dhe nënpunësit e të gjitha institucioneve publike të Kosovës “për bashkëpunimin e ndërsjellë, punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm përgjatë gjithë vitit që e lam pas”.

Aliu ka theksuar se e ardhmja e Kosovës “formësohet nga mënyra se si ne bashkëpunojmë në të tashmen, e bashkë do të vazhdojmë punën edhe më intensivisht e me rezultate edhe më të prekshme”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika