Miftaraj për vrasjen në Prizren: Mos u çuditni nëse në fund del të jetë në “vetëmbrojtje”

Për vrasjen në Prizren ka reaguar edhe drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, duke thënë se nuk është çudi nëse rasti në fjalë do të cilësohet në fund si “vetëmbrojtje”

Ehat Miftaraj – IKD

“Mos u çuditni nëse në fund del se vrasja e fundit në Prizren, del të jetë në ‘vetëmbrojtje'”.

Kështu ka reaguar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, pas vrasjes së një shtetasi të Shqipërisë në një lokal në Prizren, ku i dyshuar është pronari i këtij lokali, Dibran Hoxha dhe pesë persona të tjerë.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se “nëse prokuroria dhe gjykata në Prizren e kanë falur 16 herë me dënime amnistuese, nuk përjashtohet mundësia që edhe herën e 17 ta bëjnë të njëjtën”.

“Në një shtet normal KGJK dhe KPK sot është dashur të caktojnë komisione ad hoc të përbërë nga gjykatës dhe prokurorë me integritet, përvojë dhe ekspertizë që të analizojnë, vlerësojnë dhe verifikojnë 16 aktakuzat, 16 aktgjykimet në rastet ndaj Dibran Hoxhës”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij, është interes publik të kuptohet se, në 16 aktakuza, cilët janë prokurorët e këtyre rasteve.

“Është interes publik të kuptohet se në 16 aktakuza, cilët janë prokurorët e këtyre rasteve?  Në 16 aktakuza dhe shqyrtime gjyqësore sa herë prokurorët kanë informuar gjykatën se kryesi i veprave penale është recidivist? Në 16 aktgjykimet dënuese është interes publik të dihet se si është zbatuar politika ndëshkimore? Ndaj 16 aktgjykimeve, në sa prej tyre është bërë ankesë nga ana e prokurorit lidhur me dënimin e shqiptuar”, ka vijuar ai.

Ai, ndër të tjera, ka thënë se ka shumë pyetje e asnjë përgjigje nga asnjë hallkë e institucioneve të drejtësisë.

Ndryshe, të martën e 3 janarit një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u plagos nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës.

Sherri dyshohet se nisi për shkak të një fature, kurse gjuajtjes me armë i parapriu një rrahje mes të dyja palëve.

Dibran Hoxha dhe pesë persona të tjerë për orë të tëra janë marrë në pyetje në stacionin e Policisë në Prizren.

Një i vrarë dhe një i plagosur nga gjuajtja me armë në lokalin “Kobra City”

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika