Dhunohet fizikisht 12-vjeçarja, arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë, kritikohet shpërndarja online e videos

Një 18-vjeçare u arrestua në Mitrovicë nën dyshimin se sulmoi fizikisht të mituren 12-vjeçare. Rasti u bë publik pas një video të shpërndarë në rrjete sociale, ndërsa ekspertët dhe KOMF kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët dhe ndalim të shpërndarjes së pamjeve të dhunës.

KOSOVO, NORTH KOSOVSKA MITROVICA September 09. 2018:Two police officers on duty

Një video në rrjete sociale e nxori në pah një skenë dhune ndaj një 12-vjeçareje në Mitrovicë.

Pamjet çuan Policinë tek e dyshuara. Dhunën po dyshohet ta ketë kryer një 18 vjeçare, e cila edhe u arrestua e u dërguar në ndalim prej 48 orësh, për tu hetuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Por krahas dhunës fizike, shqetësim tjetër mbetet ripublikimi i videos.

“Ajo dhunë online është shumë e rëndë,  ka trauma shumë më të thella, dhe është e papranueshme, mediat duhet të reflektojnë dhe të mos shpërndajnë video të tilla”, ka deklaruar Kaltrina Rexhepi Dragusha, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit për Hulumtime dhe të Drejta e Njeriut.

Sipas, Kaltrina Rexhepi Dragushës, dhuna nuk mund të shihet si një ngjarje që nis në momentin e sulmit.

“Baza e saj është në familje, mungesa e komunikimit në familje, qoftë nga prindërit e saj, të cilët nuk kanë arritur të kuptojnë se deri në çfarë mase vajza e tyre ka dalë nga kontrolli dhe sjellja normale e një fëmiu, poashtu prindërit e 12 vjeçares që nuk e kanë kuptu se në çka po kalon vajza e tyre dhe në çfarë rreziqesh po shpërfaqet. Dhuna nuk ka nisur dje, nuk e ka bazën dje. Ka nisur shumë më herët, në rrjete sociale, online…”.

Për rastin ka reaguar edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke kërkuar aktivizim të menjëhershëm të mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve dhe masa nga institucionet e rendit dhe drejtësisë ndaj personave të përfshirë.

“KOMF thekson se dhuna ndaj fëmijëve nuk mund të trajtohet thjesht si një incident apo rast i izoluar, por ështe një alarm serioz për gjithë shoqërinë, familjen si institucion, institucionet e rendit, arsimit dhe sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Poashtu, nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt dhune ndaj një fëmije, por edhe me një shfaqje të hapur të dhunës, e cila është filmuar. Ekspozimi i tillë mund të rëndojë edhe më tej gjendjen e viktimës, duke rritur rrezikun e stigmatizimit dhe traumës”.

Më tej KOMF ka ritheksuar shqetësimin se sistemi i mbrojtjes së fëmijëve ka mangësi të mëdha në parandalimin, identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika