Pamje nga aksidenti ku vdiq 35-vjeçari në Çagllavicë, Policia jep detaje për rastin (VIDEO)

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Kjo e fundit ka bërë të ditur se informata lidhur me aksidentin ishte pranuar në mëngjesin e hershëm të së enjtes

Ka vdekur një 35-vjeçar si pasojë e një aksidenti në Çagllavicë, të enjten në ora 04:40 të mëngjesit.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Kjo e fundit ka thënë se automjeti i përfshirë ishte një me targa të huaja.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshië një automjet  (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i  viktimës: A.A mashkull, 35 vjeç”, ka treguar Ahmeti.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika