Erdogan – Putinit: Negociatat duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm

Sipas njoftimit nga ana e Presidencës turke, në bisedën telefonike mes Erdoganit dhe Putinit, janë prekur disa tema si marrëdhëniet mes dy shteteve Turqi-Rusi, duke përfshirë energjinë, luftën Rusi-Ukrainë si dhe çështjet rajonale

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Siç ka njoftuar AA, ata diskutuan për marrëdhëniet turko-ruse, veçanërisht për energjinë, si dhe për çështjet rajonale, për luftën në Ukrainë dhe Sirinë.

Duke rikujtuar se negociatat lidhur me luftën Rusi-Ukrainë kanë dhënë rezultate pozitive, duke përfshirë marrëveshjen e drithit, shkëmbimit të të burgosurve dhe iniciativave për zonë të sigurt përreth Centralit Bërthamor Zaporizhzhia, Erdogan ka theksuar se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një armëpushim të njëanshëm dhe “vizion i një zgjidhjeje të drejtë”.

Sa i përket çështjeve energjetike, Erdogan ka thënë se Federata Ruse dhe Turqia e kanë përforcuar dhe vazhdojnë të përforcojnë infrastrukturën lidhur me krijimin e qendrës së gazit natyror në Turqi, duke shtuar se lidhur me këtë, synojnë për një kohë të shkurtër të përfundojnë udhërrëfyesin dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zbatim.

Ndryshe, presidenti turk, Erdogan, duke theksuar se tashmë duhet të hidhen hapa konkrete lidhur me pastrimin e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG nga zona kufitare e Turqisë, veçanërisht nga Tal Rifat dhe Munbixh, ka thënë se për të marrë rezultate konkrete lidhur me Sirinë, regjimi duhet të jetë konstruktiv dhe duhet të zbatojë disa hapa në procesin politik.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika