Ministri Vitia pret në takim ambasadorin gjerman Jörn Rohde, diskutojnë për shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur këtë të premte në takim ambasadorin gjerman Jörn Rohde

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur këtë të premte në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri Vitia ka biseduar me ambasadorin gjerman për thellimin e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet edhe se, gjatë takimit, Vitia dhe Rohde kanë ardhur në përfundim të përbashkët që “Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika