Raporti i OKB-së: Ukraina do të ketë nevojë për të paktën 1.8 miliardë dollarë për të riparuar sektorin e dëmtuar të telekomit

Raporti i një agjencie të OKB-së ka bërë të ditur se Ukrainës do t'i nevojiten të paktën 1.79 miliardë dollarë për të rikthyer sektorin e saj të telekomunikacionit në nivelet e paraluftës

Ilustrim

Një agjenci e OKB-së në një raport që pretendonte se Rusia kishte “shkatërruar plotësisht ose kapur” rrjetet në disa pjesë të Ukrainës ka thënë se ky vend do të ketë nevojë për të paktën 1.79 miliardë dollarë për të rikthyer sektorin e saj të telekomunikacionit në nivelet e paraluftës.

Vlerësimi i shumëpritur dhe i ndjeshëm i dëmeve nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) me bazë në Gjenevë është autorizuar në prill të vitit të kaluar për të vlerësuar shkallën e shkatërrimit të rrjeteve të komunikimit të Ukrainës si rezultat i pushtimit të Rusisë shkurtin e kaluar.

Raporti që mbulon gjashtë muajt e parë të luftës ka zbuluar se kishte dëme dhe shkatërrime të konsiderueshme në infrastrukturën e komunikimit në më shumë se 10 nga 24 rajone të Ukrainës.

“Që nga fillimi i sulmeve ushtarake, me qëllim të përdorimit të objekteve në interesat e tij dhe për nevojat e veta, agresori ose shkatërroi plotësisht ose pushtoi funksionimin e rregullt të telekomunikacionit tokësor dhe infrastrukturës kritike publike dhe private në zonat e pushtuara përkohësisht”, thuhet në raport, raporton CNBC.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika