AAK-ja me porosi për Kurtin: Vlera e koeficientit të pagave duhet të jetë 129 euro

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Paralementar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro, në mënyrë që të mos ketë rënie drastike të pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vlera e koeficinetit të Ligjit të Pagave duhet të jetë 129 euro, në mënyrë që të shpëtohet.

Në një konferencë për media, gjersa nuk kurseu kritikat kundrejt Qeverisë Kurti, Tahiri ka thënë se askush nuk do t’i besojë tregimit të Kurtit, lidhur me kalkulimin e tejzgjatur të këtij ligji.

“Ka pasur dilema… u trajtua në diskutime… u miratua nga presidentja, dhe kryeministri thotë se jemi duke e kalkuluar? Po si ka logjikë që 6 muaj të mos kalkulohet kur dihet sa është buxheti, kur dihet vlera e koeficineteve, kur dihet vlera e tyre, renditja, dhe del kryeministri të mashtrojë 80 mijë njerëz? Kush mendon se do t’i besojë këtij tregimi? Askush!”, ka deklaruar Tahiri, gjersa ka theksuar se nëse Qeveria ka për qëllim që ky ligj të mos implimentohet, ajo duhet ta thotë troç.

Krahas kësaj, Tahiri ka thënë se vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro, në mënyrë që të mos ketë rënie drastike të pagave.

“AAK-ja e ka një porosi për kryeministrin dhe Qeverinë, në mënyrë që ky ligj të shpëtohet…vlera e koeficintit duhet të jetë 129 euro, në mënyrë që të mos ketë rënie drastike të pagave”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërkaq, ai ka thënë se duhet të ketë një përjashtim për gjyqtarët dhe prokurorët, ngase për ta tashmë ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Tahirit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është më kredibil dhe më superior ndaj ligjit në fjalë.

Të premten e 9 dhjetorit, është miratuar në parim, Projektligji për paga në sektorin publik me 68 vota pro.

Miratohet në parim Projektligji për pagat

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika