Zelensky: Moska po flet ‘fjalë të rreme’ për armëpushimin, paqe vetëm kur të dëbohen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se “Sot bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte se sa të rreme janë çdo fjalë e çdo niveli që vjen nga Moska”

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

Presidenti ukrainas,  Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të shtunën e 7 janarit ka thënë se armëpuushimi rus nuk zbatohet në vende si Bakhmut, duke i quajtur fjalët e Moskës “të rreme”.

“Sot bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte se sa të rreme janë çdo fjalë e çdo niveli që vjen nga Moska”, ka thënë presidenti ukrainas.

Ai ka shtuar se “Ata thanë diçka për një armëpushim të pretenduar. Por realiteti është se predhat ruse goditën përsëri Bakhmutin dhe pozicionet e tjera ukrainase”.

“Është konfirmuar dhe një herë: vetëm dëbimi i pushtuesve rusë nga toka e ukrainase dhe eleminimi i çdo mundësie për Rusinë për të ushtruar presion mbi Ukrainën dhe mbarë Evropën do të nënkuptojë rivendosjen e heshtjes, sigurisë dhe paqes”, ka thënë tutje Zelensky, raporton sky news.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika