Përfundon e qetë protesta e serbëve në Shtërpcë

Protesta e mbajtur në Shtërpcë, lidhur me plagosjen e dy të rinjve të nacionalitetit serb që ndodhi të premten e 6 janarit, ka përfunduar e qetë

Pamje nga protesta në Shtërpcë

Protesta e serbëve pas plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë, tashmë ka përfunduar pa ndonjë eskalim të situatës.

Komuna e vogël afër qytetit të Ferizajt, Shtërpca, e cila ka një numër të madh të banorëve serbë, siç raporton nga vendi i ngjarjes, gazetari i RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani, shumë nga ta ishin mbledhur për të protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë të premten e 6 janarit.

Po ashtu, protesta ishte duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e EULEX-it.

Pamje e patrullës së EULEX-it gjatë protestës në Shtërpcë

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe, kishte paralajmëruar protestën, lidhur me plagosjen e dy djemve serbë, të cilët u qëlluan me armë zjarri në fshatin Gotovushë.

Pamje nga protesta në Shtërpcë

Ndërsa, Policia ka njoftuar se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë, do të mbyllet për qarkullim të dielën nga ora 11:30, për shkak të protestës së paralajmëruar.

Kujtojmë se, të premten e 6 janarit, Policia kishte njoftuar se ishte arrestuar i dyshuari për plagosjen, dhe se ai gjendej në Policinë Rajonale të Ferizajt. Arma e të dyshuarit ishte konfiskuar dhe njëherit, edhe vetura.

Pamja nga barrikada në Shtërpcë

Si gjithherë, ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjiini kishte raportuar direkt nga vendi i ngjarjes, duke bërë të ditur se serbët kishin vendosur një barrikadë në rrugën që të dërgon në drejtim të Shtërpcës.

Por, serbët lokalë rreth orës 22:40, në po të njëjtën ditë, kishin larguar barrikadën që ishte vendosur në fshatin Gotovushë të komunës së Shtërpcës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika