Një person humb jetën në Kamenicë pasi u rrokullis me traktor

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një person ka vdekur të dielën në Kamenicë, pasi u rrokullis me traktor

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën të dielën e 8 janarit në Kamenicë, si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima që ishte duke e drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

“Viktima, mashkull kosovar, dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në këtë aksident ishte i përfshirë edhe djali i viktimës, i cili ka mbetur i lënduar dhe pastaj ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika