Ndalohen për 48 orë dy mjekët e spitalit në Vushtrri të dyshuar për marrje të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar për 48 orë dy mjekët e spitalit në Vushtrri, të cilët dyshohen të kenë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar, mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit.

“Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë”, vijon njoftimi.

Për këtë edhe spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka njoftuar se dy doktorë janë arrestuar pas pretendimeve se janë përfshirë në një aferë korruptive.

Sipas njoftimit, të njëjtit janë suspenduar edhe nga puna.

Gjithashtu, një doktor tjetër është telefonuar për t’u dorëzuar në polici dhe ndaj tij është marrë vendimi që të shkarkohet nga ushtruesi i detyrës së shefit të repartit në spital.

“Ju njoftojmë se policia e Kosovës e ka arrestuar në Spital, dr. A. L. dhe dr. E. S. Ndërsa dr. I. Z. është është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici” – thuhet në njoftim.

“Në këtë rast, do të veprojmë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me këtë rast dr. I. Z. shkarkohet nga pozita u.d shef i Repartit dhe suspendohet nga puna, po ashtu edhe dr. E. S. dhe dr. A. L. suspendohen nga puna deri në një vendim të ri” – thuhet tutje në njoftimin e spitalit “Sheikh Zayed”.

Së fundmi mediat raportuan për përfshirjen e tre mjekëve në një aferë të korrupsionit. Ndërsa, për rastin reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë.

Dikasteri që drejtohet nga Arben Vitia premtoi se do të bashkëpunojë me organet e hetuesisë për të adresuar pretendimet e raportuara nga mediat.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika