Pasaporta e Japonisë më e fuqishmja në botë, në 2023 japonezët mund të udhëtojnë në 193 vende të botës pa viza

Në bazë të një raporti nga “Henley Passport Index”, Japonia e ka nisur vitin 2023 me pasaportën më të fuqishme në botë, me akses në 193 vende të botës

Pasaporta e Japonisë

Japonia e ka nisur vitin 20223 me pasaportën me të fuqishme në botë, duke pasur akeses në 193 shtete të botës pa viza, sipas një raporti të “Henley Passport Index”.

Sipas “Bloomberg” kjo nuk do të thotë se pasaporta përdoret gjerësisht.

Vetëm 24 milionë pasaporta të vlefshme japoneze ishin në qarkullim në fund të vitit 2021, sipas shifrave më të fundit të disponueshme nga Ministria e Punëve të Jashtme të vendit. Kjo është më shumë se 3 milionë më pak se një vit më parë dhe do të thotë se më pak se 20% e popullsisë kishte dokumentin e udhëtimit.

Kurse, Kosova është në vendin e 101, duke pasur akses në vetëm 41 shtete të botës pa viza.

Ndërkaq, Singapori dhe Koreja e Jugut janë në vendin e dytë, të ndjekura nga Gjermania dhe Spanja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në vendin ndër 22 vendet e para, me akses në 186 vende, duke u krahasuar me Zvicrën, Zelandën e Re dhe Norvegjinë.

Kina lejon hyrjen në 80, njësoj si ajo e Bolivisë. Rusia është më e mirë, duke siguruar hyrje pa probleme në 118 destinacione, ndërsa Afganistani mbeti më i dobëti, me akses në vetëm 27.

Renditja, e publikuar nga konsulenca e imigracionit me bazë në Londër, Henley & Partners, përdor të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror për të renditur aksesin e 199 pasaportave në 227 destinacione udhëtimi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika