Ministri i mbrojtjes i Ukrainës: Ne jemi anëtar de facto i NATO-s

"Ukraina është bërë një anëtare de facto e aleancës ushtarake të NATO-s", kështu ka thënë ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov

Ministri i Mbrojtes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se shteti i tij, është një anëtar de facto i aleancës ushtarake NATO.

Kjo pasi sipas tij vendet perëndimore, që dikur kanë qenë të shqetësuara se ndihma ushtarake e tyre për Ukrainën mund të shihej si një përshkallëzim nga Rusia, kanë ndryshuar “mënyrën e tyre të të menduarit”.

Në një intervistë për BBC, Reznikov ka thënë është i sigurt se Ukraina do të marrë armët e kërkuara nga shtetet anëtare të NATO-s, duke përfshirë tanke dhe avionë luftarakë, pasi si Ukraina, ashtu edhe Rusia, po përgatiten për ofensiva të reja në pranverë.

“Ukraina si një vend dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë anëtare të NATO-s, de facto, jo de jure, me ligj. Sepse ne kemi armë dhe e dimë se si t’i përdorim ato”, ka thënë ai.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka cilësuar pushtimin e tij në Ukrainë si një betejë ekzistenciale kundër vendeve perëndimore që duan të dobësojnë Rusinë.

Figura ruse kanë argumentuar se po luftojnë NATO-n në Ukrainë, pasi Perëndimi e ka furnizuar vendin me armë në atë që ata e shohin si një luftë agresioni.

Ukraina, për vite me radhë, ka kërkuar të bashkohet me NATO-n, diçka që presidenti Putin e ka përshkruar si një kërcënim sigurie për Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka lobuar për pranim të shpejtë, por është e paqartë nëse anëtarësimi i plotë është diçka që anëtarët e aleancës do ta konsiderojnë seriozisht edhe pas përfundimit të luftës, pavarësisht premtimeve për mbështetje.

Megjithatë, Reznikov mohoi që komentet e tij do të shiheshin si të diskutueshme, jo vetëm nga Rusia, por ndoshta edhe nga vetë NATO, pasi aleanca e udhëhequr nga ShBA, edhe pse mbështet Ukrainën, ka ndërmarrë hapa që të mos shihet si palë në konflikt.

“Pse [do të ishte] e diskutueshme? Është e vërtetë. Është një fakt,” tha Reznikov. “Jam i sigurt se në të ardhmen e afërt do të bëhemi anëtarë të NATO-s, de jure”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika