FIFA dënon Serbinë për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

FIFA ka gjobitur Serbinë me 50,000 franga zvicerane (54,000 dollarë) për thirrjet ofenduese të tifozëve gjatë humbjes 3-2 kundër Zvicrës.

Bëhet fjalë për ndeshjen në Kupën e Botës në Katar, ku tifozët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin, Granit Xhkën dhe dy lojtarë të tjerë të shqiptarë të Zvicrës.

Përveç gjobës FIFA, e ka sanksionuar edhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit në ndeshjen e radhës të FIFA-s.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50,000 CHF dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj e meshkujve për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s në dritën e thirrjeve nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit (sanksione individuale për shtatë lojtarë) gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës FIFA Ëorld Cup”, thuhet në njoftim e FIFA-s.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika