Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri më 23 janar

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se është shtyrë konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj deri më datë 23 janar të këtij muaji

Forca e Sigurisë së Kosovës

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, të shtunën e 14 janarit, ka bërë të ditur se është shtyrë për një javë konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj.

Një vendim i tillë, sipas Ministrisë, erdhi për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën e aplikimit, e cila ka bërë që të ketë pengesa teknike që po e vonojnë procesin e aplikimit.

Kësisoj, bëhet e ditur se konkursi për rekrutim në ushtrinë e Republikës së Kosovës, do të jetë i hapur deri me datën 23 janar.

Ndërsa, në njoftim është theksuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit mes moshës 18-25 vjeç, dhe po ashtu, për aplikantët të cilët kanë hasur vështirësi në marrjen e letërnjoftimit për shkak të mungesës së materialeve, njoftohet se Ministria do të pranojë aplikacionin edhe me letërnjoftim të skaduar apo me dëshminë se personat janë në proces të marrjes së letërnjoftimit.

Ndryshe, konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj është dashur të mbyllet të dielën e 15 janarit në mesnatë, por që tashmë është shtyrë për një javë.

Ilustrim (14.1.2023)

 

 

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika