Karen Donfried: Kosova dhe Serbia të riangazhohen në dialog

Qëllimi i vizitës së zyrtarëve amerikanë në Kosovë, riangazhimi në dialog për ta ndaluar ndikimin rus në Ballkani Perëndimor

Zëvendës Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështjet Evropianë dhe Euro-aziatikë, Karen Donfried dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Zëvendës Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurit, ka thënë se mënyrat më mira për të ju kundërvënë Rusisë, ”janë të thjeshta”.

”Kosova dhe Serbia duhet të bëhen bashkë dhe në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja”.

“Status quo jo që i pengon Kosovën edhe Serbinë për të ardhmen drejtë Evropës, por kjo situata i bën të mira vetëm Kremlinit”, ka shtuar ajo.

Donfried ka thënë se, Rusia është interesuar që ta shkatërroj demokracinë në Ballkanin Perëndimor duke siguruar që Kosova edhe ‘shtetet fqinje, të mos integrohen në Bashkimin Evropian (BE).

Zëvendës Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështjet Evropianë dhe Euro-aziatikë, Karen Donfried dhe kryeministri Albin Kurti

“SHBA duan që ta shohin Kosovën duke marrë vendin e vet të duhur në institucionet evropianë dhe euroatlantike”.

Sipas kësaj të fundit, Rusia nëpërmjet destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dëshiron ta ruja ndikimi e saj në këtë rajon.

“Për këtë çështje ne i japim kaq shumë prioritet mbështetjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën që të arrijë në marrëdhënie të normalizuara, të qëndruara, me njohje të dyanshme me fqinjin tuaj Serbinë”.

Ndërkaq zyrtarja e SHBA-ve shtoi se, gjendet në Kosovë në një kohë sfiduse për Evropën edhe Ballkanit Perëndimor.

Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës, sipas saj është një thirrje për të gjithë sepse është kundër përparimit të Kosovës.

Sipas Ndihmës sekretares për çështje Evropiane dhe Euro Aziatike, demokracia në institucionet e vendeve të Ballkanit Perendimor, në këtë rast edhe Kosovës, nuk duhet të merret si e mirëqenë por, duhet të përmirësohen. Edhe Bashkimi Evropian duhet që ta ndihmojë Kosovën që të arrijë të dal nga “status qou” dhe të normalizoj raportet me Serbinë me njohe të ndërsjellët të të dy vende.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika