Osmani takon Kulebën: Agresioni rus është i pajustifikuar dhe në kundërshtim me parimet e OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, është takuar me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba, në kuadër të vizitës së tij në Kiev.

Kështu ka bërë të ditur vetë Osmani, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se agresioni ushtarak rus “është i pajustifikuar, i gabuar dhe krejtësisht në kundërshtim me parimet dhe angazhimet e përbashkëta të OSBE-së”.

“Takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, sot si kryetar i OSBE-së. Paqja duhet të rivendoset. I bëj thirrje Federatës Ruse që të respektojë parimet dhe detyrimet e miratuara nga OSBE. Është e vetmja rrugë përpara, e vetmja rrugë drejt paqes”, ka shkruar ai.

Sipas tij, OSBE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje me të gjitha kapacitetet e saj, por më e rëndësishmja siç thotë Osmani, është që fillimisht të kthehet misioni në Ukrainë.

“OSBE do të ofrojë paketën e saj të mjeteve për të ndihmuar Ukrainën të shërohet nga ‘plagët’ e luftës”, ka shkruar ai.

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka shkuar në Kiev të Ukrainës, në kuadër të kryesimit të OSBE-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani është shprehur i prekur pas vizitës së qytetit Borodjanka në rajonin e Kievit.

Ai ka thënë se duhet veprim urgjent për ndaljen e “kësaj çmendurie”.

“Sot vizitova qytetin Borodjanka në rajonin e Kievit, i prekur rëndë nga veprimet ushtarake. Shkretimi i qytetit nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës, më tronditi thellë. Duhet veprim urgjent për t’i dhënë fund kësaj çmendurie dhe të ofrohet ndihmë për ata që kanë nevojë”, shkroi Osmani.

Sipas tij, shkatërrimi i infrastrukturës jetike dhe vuajtja e popullit ukrainas duhet të ndalen patjetër.

“Vuajtja duhet të ndalet dhe pastaj t’i rindërtojmë këto zona të shkatërruara”, shtoi ai.

Osmani ka thënë se “gjendja në Ukrainë, me fokus të veçantë njerëzit në terren, një nga prioritetet e OSBE-së për vitin 2023”.

Osmani në Ukrainë: T’i jepet fund kësaj çmendurie

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika