Gjermania thotë se nuk varet më nga energjia ruse

Gjermania ka gjetur burime të reja të energjisë, ka thënë ministri gjerman i Financave, Christian Lindner

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë se Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimet me energji.

Linder ka thënë se Gjermania e ka diversifikuar plotësisht infrastrukturën e energjisë, që nga nisja e luftës së Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar.

Pas nisjes së luftës, Rusia e ka ndalur furnizimin me gaz në Evropë, duke i rritur shqetësimet e evropianëve për ndërprerje të rrymës këtë dimër.

Mirëpo, Gjermania ka gjetur burime të reja të energjisë, ka thënë Lindner.

“Po, natyrisht se Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, jo nga importet ruse, por nga tregjet globale”, ka thënë ai, shkruan REL.

Në të kaluarën, Gjermania ka importuar nga Rusia gjysmën e gazit që i është nevojitur, si dhe më shumë se një të tretën e naftës.

Rusia i ka ndalur furnizimet me gaz në gusht të vitit të kaluar, ndërsa Gjermania ka hequr dorë nga importet e naftës ruse në fillim të këtij viti.

Në garë për të gjetur burime të energjisë, Gjermania i ka rihapur termocentralet me thëngjill, nuk i ka mbyllur centralet bërthamore dhe ka shtyrë përpara idetë për magazinim të gazit natyror që importohet nga Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika