Aktakuzë ndaj zëvendësministres së Jashtme, Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se më 15 qershor të vitit 2022, është ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, për mosdeklarim të pasurisë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar se është ngritur aktakuzë ndaj zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, nën dyshimin për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare“.

Ajo në një përgjigje për Portalin Dukagjini, ka thënë se aktakuza nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është ngritur më 15 qershor të vitit të kaluar.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë lidhur me kallëzimin penal kundër L.G., në drejtim të veprës penale ‘Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të KPRK-së, se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, më 15 qershor 2022, ndaj personit të lartcekur ka ngritur aktin akuzues”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika