Gjykimi i Iran Badallit, kërkon dënimin e avokatit që e quajti kriminel

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është mbajtur seanca e radhës për shpërthimin në Zhur, ku vdiq një polic e të tjerë u lënduan. I akuzuari kryesor për këtë rast, Iran Badalli, iu përgjigj pyetjeve të prokurorit, por refuzoj të përgjigjet edhe në pyetje të njërit avokat të palës së dëmtuar, me arsyetimin se i njëjti e kishte quajtur kriminel

Pamje nga procesi gjyqësor i Iran Badallit

Iran Badalli, i akuzuar për shpërthimin që la të vdekur një polic e plagosi tre të tjerë, ka vazhduar të jap dëshminë e tij në procesin gjyqësor kundër tij dhe Arben Gashit.

Por ai ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të avokatit Blerim Mazreku, me arsyetimin se avokat mbrojtës i të dëmtuarës Merita Qunaj, në fjalën hyrëse e kishte quajtur atë kriminel.

Madje për këtë cilësim, avokati mbrojtës i të akuzuarit, Valdrin Gashi, me anë të një parashtrese ka kërkuar që kolegu i tij të kërkoj falje, dhe trupi gjykues ta dënoj të njëjtin për gjuhë fyese.

“Qëllimi jonë nuk është vetëm gjoba që mund të i shqiptohet kolegut në fjalë, sepse hipotetikisht shuma e caktuar nga ana e gjykatës nuk do ta gëzonte të mbrojturin tim, mirëpo e kemi për qëllim që jo vetëm kolegu në fjalë por kjo të jetë hera e fundit, që një person pavarësisht epitetin që e ka ne një proces gjyqësor dinjiteti i tij duhet të ruhet pafundësisht”, tha avokati Gashi.

Pamje nga procesi gjyqësor i Iran Badallit

Megjithatë, avokati Blerim Mazrekaj, tha se nuk do kërkoj falje dhe se qëndron edhe më tutje prapa asaj fjale që ka thënë në fillim të procesit gjyqësor, duke u arsyetuar se i njëjti është recidivist.

“Lidhur me kërkesën përkatësisht kryqëzimit, e mos përgjigjes në pyetjet e mia është e drejtë që i takon të akuzuarit dhe një të drejtë të tillë as nuk ia kontestojë, e për me tepër ku nga provat e administruara gjatë këtij shqyrtimi është fare i panevojshëm që të më përgjigjet në ndonjë pyetje sepse nuk ka asgjë kontestuese në këtë rast”, tha Mazrekaj.

Në seancën e sotme, në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Iran Badalli ka vazhduar të japë dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit.

Përgjigjet e tij ishin të shkurtra, derisa në seancën e kaluar Badalli, ka deklaruar se nuk qëndron prapa deklarimeve që ka dhënë në Polici, për pranimin e fajësisë, për shkak se sipas tij, zyrtarët policor e kishin maltretuar dhe e kishin detyruar ta nënshkruante deklaratën pa e lexuar.

Ai tha se eksplozivin e kishte kërkuar i akuzuari tjetër, Arben Gashi për ta transportuar jashtë shtetit, dhe se i njëjti e kishte lënë eksplozivin në shtëpinë e tij, pa e informuar atë.

Iran Badalli e Arben Gashi po përballen me akuza për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm e për armëmbajtje pa leje.

Shpërthimi tragjik, kishte ndodhur më 28 janar të vitit 2020, gjatë bastisjes së shtëpisë së Badallit, në fshatin Zhur të Prizrenit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika