Haradinaj: Kurti po e shpëton shokun e tij, Vuçiq-in me minikrizat që po i krijon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, më praktikën e krijimit të minikrizave po e shpëton “shokun” e tij, presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai kërkoi nga Kurti, mos të vazhdojë këtë praktikë dhe të sqarohet njëherë mirë me ndërkombëtarët.

“Mua më inkurajuar fakti që këtë fundjave do ti kemi emisarët perëndimorë në Kosovë, Kosova mendoj nuk është mirë me qendru si pritë që këta mos me mund me e vendos Serbinë në qoshe. I bëj thirrje Kurtit që mos ta vazhdon këtë praktiken e krijimit të krizave veç sa me e shpëtu shokut e tij Vuçiq-in. Le ti sqarohet njëherë e mirë ndërkombëtarët, ne jemi këta që jemi i kemi situata tona, nuk shkaktojmë më kriza”, ka thënë Haradinaj.

Haradianj tha se Kurti mos të jetë më mburoja e, Vucic-it, dhe të hapë rrugë për marrëveshjen me Serbinë.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika