Osmani viziton komunat e prekura nga vërshimet, ofron mbështetje institucionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten e 20 janarit, ka vizituar Klinën, Skënderajn dhe Mitrovicën pas vërshimeve të fundit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Klinën, Skënderajn dhe Mitrovicën pas vërshimeve të fundit në Kosovë.

Në këtë takim, presidentja Osmani është takuar me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, dhe me kryetarin e Mitrovivcës, Bedri Hamza.

“Presidentja Osmani ka theksuar se që nga mbrëmë ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me institucionet e sigurisë dhe në këtë kontekst ka vlerësuar angazhimin e strukturave komunale dhe institucioneve emergjente për të ndihmuar qytetarët dhe për t’i minimizuar dëmet në ekonomi familjare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani në takim me krerët e kumunave

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet qendrore do të angazhohen për t’i mbështetur komunat e prekura nga vërshimet.

Po ashtu, presidentja Osmani ka vizituar biznese dhe ekonomi familjare, të cilat kanë pësuar nga vërshimet.

Pamje nga vërshimet

“Falënderoj Forcën Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, autoritetet komunale dhe të gjithë ata, të cilët ndodhen në terren në zonat më të rrezikuara, në gatishmëri të plotë për t`u ofruar ndihmë qytetarëve dhe për ta mbrojtur secilën jetë”, është shprehur presidentja Osmani.

Presidentja Osmani në këto tri komuna ka ofruar mbështetjen institucionale dhe ka potencuar se “jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, janë prioritet absolut, ndaj nevojitet angazhim dhe solidaritet i të gjithëve në një situatë të tillë”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika