Një cisternë me ujë të pijes vendoset në një parking të Vushtrrisë

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, uji për pirje në shumë pjesë të Kosovës është turbulluar. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qytetarët mund të furnizohen me ujë në një parking në Vushtrri

Ilustrim

Një cisternë me ujë të pijes është vendosur në një parking në Vushtrri me ç’rast, qytetarët mund të furnizohen me ujë të pijes.

Lajmin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” e cila ka bërë të ditur janë duke u bërë përpjekje që Impianti i Balincit të fillojë prodhimin e ujit.

“Cisterna me ujë të pijes është vendosur në parkingun e madh përballë bankës “Raiffeisen” dhe të gjithë qytetarët e interesuar mund të furnizohen me ujë të pijes. Nga ana tjetër jemi duke bërë përpjekje maksimale që edhe Impianti i Balincit të filloj prodhimin/trajtimin e ujit.Për zhvillime të reja do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Përgjatë ditëve të fundit, reshjet e mëdha të shiut në Kosovë kanë shkaktuar vërshime e njëherit, nga këto të fundit janë shkaktuar edhe dëme. Si rrjedhojë, uji për pirje në shumë pjesë të Kosovës është turbulluar.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika