Tahiri: Dëmi është i madh e reagimi i shtetit i vogël

"Qeveri Vepro", është thirrja me të cilën shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, po i drejtohet qeverisë aktuale lidhur me dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve në komuna të shumta

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, ka thënë se përmbytjet e ditëve të fundit si pasojë e vërshimeve, kanë rënduar situatën në komunën e Skenderajt dhe në disa komuna të tjera.

Ai ka theksuar se këto komuna kanë nevojë për dorën e shtetit dhe shërbimin e shpejtë e emergjent.

“Në Skenderaj situata është e rëndë, në fakt është e jashtëzakonshme. Përmbytjet në këtë qytet si dhe në komunat tjera e kanë për nevojë dorën e shtetit dhe shërbimin e ndihmën e shpejtë dhe emergjente”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Por, sipas Tahirit, një gjë të tillë nuk po e bën Qeveria nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk kam dilema se bashkëqytetarë nga e gjithë Kosova do ta ndihmojnë Skenderajn, familja ime do ta bëjë. Mirëpo, dëmi është i madh e reagimi i shtetit është i vogël. Qeveri Vepro”, ka përfunduar Tahiri në llogarinë e tij.

Një thirrje të tillë e kanë adresuar edhe nga PDK, ditën e shtunë. Ka qenë kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ai që ka kërkuar që Qeveria të mblidhet dhe të vendosë për ndarjen e fondeve, në mënyrë që t’i ndihmojë komunat në dëmet nga vërshimet.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika