Haradinaj-Stublla: Kosova të hapë zyrën ndërlidhëse në Ukrainë

Ish-ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se “MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes ministres së Jashtme, Olta Xhaçka apo ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev “

Ish-ministrjae Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga MPJ-ja që të hapë një zyrë ndërlidhëse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Haradinaj-Stubulla tha se edhe pas dy vitesh, MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse.

Sipas saj, MPJ duhet të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes ministres së Jashtme, Olta Xhaçka apo ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev.

“Edhe pas 2 vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse. Për shembull, MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes ministres së Jashtme, Olta Xhaçka apo ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev, sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin antiRusi”, ka thënë ajo.

“Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar”, ka shtuar Haradinaj-Stublla.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika