Nëntë arrestime në Lipjan nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, VV-ja kërkon arrestimin edhe të kryetarit Imri Ahmeti

VV-ja në Komunën e e Lipjanit ka kërkuar arrestimin e kryetari të kësaj komune, Imri Ahmetit

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, (VV-ja, foto ilustrim)

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë, Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ të cilët me veprimet e tyre dyshohet si kanë shkaktuar dëme Komunës së Lipjanit  në vlerë rreth treqind mijë euro.

Ndaj kësaj ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje dega në Lipjan, duke kërkuar edhe arrestimin e kryetari të komunës së Lipjanit, Imri Ahmetit.

VV-ja ka akuzuar Ahmetin se ka fshehur keqpërdorimin e parasë publike dhe korrupsionin në këtë komunë.

“Zbarkimi i policisë në Lipjan, nuk duhet të kthehet pa Imri Ahmetin. Keqpërdorimi i parasë publike e korrupsioni në Komunën e Lipjanit ka kohë që ka përfshirë secilin projekt e tenderë, por aftësia për t’i mbuluar e fshehur ato nga ana e qeverisjes lokale dhe Kryetarit Imri Ahmeti dukej se po funksiononte. Megjithatë, pas arrestimit të mëparshëm të zyrtarëve të Bujqësisë, sot u njoftuam për arrestimim e nëntë zyrtarëve tjerë të Komunës së Lipjanit për dëmtimin e buxhetit përmes pranimit të punimeve në stadiumin e Magurës i cili kurrë nuk ka përfundu, por mbetet një gërmadhë”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Sidoqoftë zyrtari i dhjetë që duhet të arrestohet, është Imri Ahmeti. Kryetari i Komunës qëndron mbrapa çdo keqpërdorimi, investimi e manipulimi, i cili vjelë përfitimet nga këto keqpërdorime”.

Ata kanë thënë se VV-ja në Lipajn vazhdimisht ka denoncaur dhe alarmaur abuzimet ne projektin e Stadiumit të Mgures.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Lipjan e asambleistët tanë vazhdimisht kanë denoncuar e alarmuar për abuzimet e shkeljet në projektin e Stadiumit të Magures, si dhe kemi ftuar prokurorinë për hetim. Gjendja e njëjtë është edhe në Dobrajë të Madhe. Ne i bëjmë thirrje hetuesisë e prokurorisë që të zgjerojë hetimet edhe tek Kryetari Imri Ahmeti e bashkpunëtorët e tij të ngushtë, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë keqpërdorur e kanë përfituar”.

“Ky është fillimi i fundit të Imri Ahmetit. Populli thotë: kungulli mbi ujë nuk të shkon gjithë”.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika