Lajçak takon përfaqësues të shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur një sërë takimesh me vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovën.

Me anë të postimeve në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka njoftuar për takimet e tij me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.

Gjatë takimit të tij me përfaqësuesin e qeverisë spanjolle, Lajçak ka diskutuar për çështjen e dialogut, dhe përshpejtimin e procesit.

Ai ka thënë se është i nevojshëm progresi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“U takova me Joss Manuel Albares për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në Dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën, për mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, është shprehur ai.

Lajçak po ashtu është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kacer.

Ai e ka vlerësuar mbështetjen e Sllovakisë për të ardhmen e rajonit.

“E informova për vizitën time të fundit dhe përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E vlerësoj mbështetjen e fortë për të ardhmen e rajonit”, shkroi emisari i BE-së.

Pos këtyre, emisari i BE-së është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides.

Sipas Lajçak, ky takim ishte i dobishëm për diskutim lidhur me dialogun.

“Përshëndes diskutimin e ngrohtë, miqësor dhe të hapur me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides. Ishte shumë e dobishme të diskutojmë të fundit në dialogun e lehtësuar dhe të shkëmbejmë pikëpamjet tona”, shkroi ai.

Pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën janë, Rumania, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Spanja.

Pesë vendet e BE-së që akoma nuk e njohin pavarësinë e Kosovës llogariten ndër pengesat kryesore në këtë synim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika