MSH-ja ndan gjysmë milioni euro për Prishtinën për projektin “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët”

Nga ky grant, komuna e Prishtinës do të përfitojë rreth gjysmë milion euro për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë gjysmë milioni euro për qytetarët e Komunës së Prishtinës, në kuadër të projektit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në fillimin e programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0–3 vjeç, pjesë e të cilit projekt nga kjo e mërkurë do të jetë edhe komuna e Prishtinës.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia shpjegoi rëndësinë e këtij projekti për të cilin Qeveria e Kosovës për herë të parë vitin e kaluar, në kuadër të Grantit specifik për shëndetësinë primare, ka buxhetuar 3.4 milionë euro.

Nga ky grant, komuna e Prishtinës do të përfitojë rreth gjysmë milion euro për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë e udhëheq këtë program me mbështetje logjistike nga UNICEF-i. Jam i lumtur që nga sot pjesë e projektit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç bëhet edhe Komuna e Prishtinës, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh në kujdesin parësor për një numër të madh banorësh. Rëndësia e këtij projekti qëndron edhe në preventivën e sëmundjeve në moshë të hershme”, deklaroi ministri Vitia, i cili i falënderoi përzemërsisht UNICEF-in dhe qeverinë e Luksemburgut për përkrahjen e vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë.

Ai theksoi se Qeveria përmes komisionit të granteve ka ndarë në total në grantin për shëndetësi në komuna rreth 72 milionë euro, nga i cili grant do të përfitojë edhe Komuna e Prishtinës.

“Mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve është fokusi ynë kryesor, është qëllimi që na bashkon të gjithëve dhe si Qeveri jemi të hapur për çfarëdo lloj ndihme në të ardhmen që e përmirëson jetën e qytetarëve. Sot të gjithë bashkërisht duhet të funksionojmë si një trup i vetëm për ta çuar shëndetësinë në një nivel tjetër. Asnjë ndasi e çfarëdo natyre nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti publik që mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, deklaroi Vitia.

Sipas tij, sado e rënduar që të jetë gjendja në shëndetësi, energjitë duhet të jenë të koncentruara që shërbimet të avancohen në një nivel tjetër.

“Për këtë arsye, deklaroi ministria Vitia, Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Planit Strategjik brenda këtij vitit parasheh 41 milionë e 67 mijë euro për avancimin e infrastrukturës në shërbimet spitalore dhe klinike shëndetësore si një prej prioriteteve kryesore dhe të realizmit të vizionit të Qeverisë për shëndetësinë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Programi i vizitave në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës ka filluar program në vitin 2013 dhe realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNICEF-in.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika