Shala-Muratit për tatimin në pronë: Kur u hartua ligji më 2018 nuk kishte inflacion

FOTO: RTV DUKAGJINI

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ishte i ftuar të raportojë ministri i Financave, Hekuran Murati, në lidhje me rritjen e faturave të tatimit në pronë, ka thënë se në kohën kur ligji për tatimin në pronë që është hartuar në vitin 2018, nuk ka pasur inflacion, ndërsa tashmë e ka akuzuar Qeverinë se ka bërë disa ndryshime të amandamenteve në këtë ligj dhe e ka ndryshuar.

“Ju thoni se e keni gjetur ligjin në kohën kur është hartuar nuk ka pasur krizë as inflacion as situatë të tillë, siç është tani. E keni gjetur ligjin, ne e dimë se brenda ditës keni bërë amandamente brenda ditës, e keni ndryshuar ligjin dhe ka kaluar. Si nuk e keni parë gjatë dy viteve të ndryshojë nenin 9”, ka thënë Shala.

Shala, po ashtu, ka thënë se këtë javë nuk është mbajtur seanca në Kuvend për shkak të “mazhorancës që janë duke u shëtitur në Evropë”.

“Pse se keni marrë një vendim që ta prolongoni përkohësisht, të thërrasësh seancë të jashtëzakonshme, të gjithë nismat e kategorisë sociale i keni hedhur poshtë”, ka vijuar ai.

Ndërsa, Mërgim Lushtaku, deputet i kësaj partie, ka thënë se ka shumë ankesa në vlerësim të pronës dhe se duhet të shikohet pse ka ardhur çështja deri këtu.

“Me të vërtetë pajtohem me z.Hoti që ministria e Financave të dalë në publik dhe të informojë qytetarët, por gjithsesi… sot dilni me një raportim për ecurinë e zbatimit të ligjit deri tek informatat se pse ka ardhur deri këtu, pasi ka shumë ankesa në vlerësim të pronës dhe duhet të shikohet”, ka thënë Lushtaku.

Ai e ka pyetur ministrin Murati se pse është marrë “për bazë kontrata individuale që të bëhet vlerësimi masiv i zonave”.

“Pyetja kryesore,  sidomos pas daljes publike të vlerës shumë të rritur të tatimit në pronë, është pse bash në kohën kur kemi krizë jashtëzakonisht të madhe në çështje ekonomike, si ministër u dasht me ditë që qytetarët e kanë të pamundur të mbijetojnë me këtë krizë dhe neglizhencës e shumë iniciativave, siç ka qenë trusti për të mbështetur në kohë krize”, ka vijuar Lushtaku.

Ndërkaq, ministri Murati ka thënë se qeveria është e gatshme që në kuadër të ligjit të ri në të cilin po punojnë, të trajtojnë edhe faturat e tatimit në pronë për vitin aktual.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika