SASHK-u refuzon ofertën e Qeverisë për 12 për qind të pagave

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov ka thënë se nuk kanë pranuar ofertën e Qeverisë për 12 për qind të pagave

Jakim Nedellkov,kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës(SASHK)

Edhe gjatë ditës së sotme, po vazhdon greva e arsimit në Maqedoni. Këtë e bëri të ditur kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedellkov duke thënë se nuk kanë pranuar ofertën e Qeverisë për 12 për qind të pagave.

Greva vazhdon vetëm në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa punonjëset në çerdhe përfunduan grevën dhe kanë nisur punën.

”Nga gjithsej 480 organizata sindikale që dhanë të dhëna për deklarimin e tyre, 388 ishin për vazhdim të grevës dhe 83 për ndalim. Pjesa më e madhe që ishin për ndalimin e grevës janë organizatat sindikale e çerdheve”, tha Nedellkov.

Kreu i SASHK-ut paralajmëroi edhe protestë të madhe para Qeverisë, më 4 maj dhe i bëri thirrje qeverisë që të pranojë kërkesat e tyre.

Greva e arsimit në Maqedoni ka filluar më 10 prill 2022, pasi SASHK-u i ka kërkuar Qeverisë ngritjen e pagave për 18.4 për qind.

Gjatë javës së kaluar, Qeveria ka bërë ofertën e rritjes së pagave për 10 për qind, ofertë të cilën SASHK-u e ka refuzuar duke mbajtur qëndrimet se rritja e pagave duhet të jetë për 18.4 për qind.

Kështu, të martën e 26 prillit, Qeveria ka thënë se do të bëhet rritja e pagave për 12 për qind, e cila do të zbatohet me ribalancimin e buxhetit, si dhe thekson se do të ketë rritje të vazhdueshme të pagave në arsim.

Maqedoni: SASHK-u vazhdon grevën në arsim

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika