Krasniqi: Koordinimi me ShBA është i domosdoshëm për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se vizitën zyrtare në ShBA e ka filluar në Kongresin Amerikan teksa ka theksuar se bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal dhe mbarë-evropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me ShBA-të, është i domosdoshëm për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë

Pamje nga vizita

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka bërë të ditur se të martëën vizitën zyrtare në ShBA e ka nisur në Kongresin Amerikan, ku ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga kongresmenët, Robert B. Aderholt dhe Pete Sessions, nën moderimin e Fatmir Mediut, me temë “Si ti kundërpërgjigjemi agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit dashakeq të Kinës në Evropë”.

I pari i PDK-së ka thënë se më prezencë të shumë kongresmenëve amerikanë, me zyrtarë nga të gjitha shtetet e rajonit, por edhe nga Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, shtetet baltike dhe të tjera që janë nën kërcënimin direkt rus, ka diskutuar për qëndrimet e PDK-së në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike.

“Bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal dhe mbarë-evropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me ShBA-të, është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë në vendet tona dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika