Drejtori i ri i RTK-së paralajmëron rrugë ligjore për akuzat ndaj tij

Drejtori i ri i RTK-së Rilind Gërvalla, ka paralajmëruar masa ligjore për akuzat që i janë bërë atij

Rilind Gërvalla, drejtor i ri i RTK-së

Drejtori i ri i RTK-së Rilind Gërvalla, i cili e mori këtë pozitë këtë të martë, ka reaguar pas akuzave dhe ndërlidhjeve të tij me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka paralajmëruar se do të “ndërmarrë rrugë ligjore për të gjitha përpilimet e pasakta” në emrin e tij.

Gërvalla ka thënë se sulmet ndaj tij janë të bazuara në propagandë dhe fabrikime, teksa ka shtuar se ndjehet “pak i indinjuar”.

“Pas sulmeve publike të këtyre ditëve, të bazuar në propagandë dhe fabrikim, jam pak i indinjuar, por më shumë i brengosur se në ç’masë kanalet e komunikimit në ditët e sotme arrijnë ta bëjnë ndërmjetësin e  interesave të caktuara pa bërë hulumtim të detajuar”, ka thënë ai.

Gërvalla ka folur edhe për punën e tij ndër vite në mediumin publik duke u shprehur falënderues ndaj kolegëve të tij me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite

“Pas një maratone prej 23 vitesh në Radio Televizionin e Kosovës si gazetar, drejtues redaksie i lajmeve ndërkombëtare dhe këmbimit të lajmeve në ndërlidhje të RTK-së me organizatat dhe televizionet publike evropiane, sot pas 5 herë radhazi konkurimi të njëpasnjëshëm, u zgjodha Drejtor i  Televizionit të RTK-së”, ka shkruar ai.

“Jam thellësisht falënderues ndaj të gjithë kolegëve të mi prej të cilëve kam mësuar shumë në këto 23 vite. Kam mësuar për gazetarinë e veçanërisht për njerëzinë. Falënderoj edhe të gjithë ata që më besuan e përkrahën gjatë këtij insistimi prej gjashtë muajsh”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë po ashtu se do të punojë që mediumi publik të ketë sa më shumë suksese.

“Ndjehem i privilegjuar që do ta kem mundësinë ta përkthej përvojën time në shërbim të ecjes para të një skeme të re programore, që mundësisht do ta projektojë qytetarinë, memorien kolektive, informimin, kulturën qytetarit të Kosovës, në formë transparente dhe me bashkëpunim të plotë pa dallim përkatësie”, tha Gërvalla.

Televizioni sipas Gërvallës është histori dhe dokumentim i mijëra ngjarjeve dhe se puna në RTK ka qenë ëndrra e tij profesionale.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika