DASh nuk komenton raportimet për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

Departamenti i Shtetit Amerikan ka mohuar t’i komentojë raportimet e ditës së martë ku thuhej se shtetet e BE-së, anëtare të KiE kanë pranuar nota nga ambasadat amerikane për të mos futur çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill, pa e marrë një qëndrim për Asociacionin. DASh ka deklaruar se qëndrimi amerikan ndaj ASK-së në Kosovë është i qartë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)

Departamenti i Shtetit nuk ka dashur të komentojë raportimet në media se ShBA-ja ka kërkuar që të bllokohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës derisa Kosova të mos ketë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Euronews Srbija” ka raportuar, se ministritë e jashtme të disa vendeve të Evropës, anëtarë të Këshillit të Evropës, kanë marrë një notë nga ambasada e SHBA-së në të cilën thuhet se Washingtoni konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Po ashtu thuhet se SHBA-ja ka kërkuar që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të mos vendoset në rend dite, derisa Kosova të ketë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Departamenti i shtetit në një përgjigje për Zërin e Amerikës ka thënë se qëndrimi amerikan ndaj ASK-së është i qartë.

“Siç theksuan në tekstin e përbashkët të këshilltarit Derek Chollet dhe zëvendësndihmës sekretarit të shtetit Gabriel Escobar tash është momenti për ta krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, përfaqësuesi i administratës amerikane, Escobar, ka folur për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili tha se do të formohet, siç tha ai, me ose pa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke specifikuar se shteti dhe qeveria e Kosovës tashmë janë pajtuar për të.

 

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika