Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në SHBA, është takuar me Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz

Memli Krasniqi

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në SHBA-të, tha se ishte nder i jashtëzakonshëm që ta takoi në Pentagon, Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për sfidat e vazhdueshme të sigurisë me të cilat po ballafaqohet bota në përgjithësi dhe Ballkani Perëndimor në veçanti.

”Kërcënimet direkte që vijnë nga ndikimi rus në Ballkan, kërkojnë vëmendje dhe reagim të matur e profesional shtetëror. Z. Winternitz e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që SHBA i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aspiratave tona për anëtarësim në NATO. Kosova është e lumtur dhe krenare që në rrugën e fuqizimit dhe shtetndërtimit ka një aleat si SHBA-të!”, është shprehur lideri i PDK-së.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika