Aliu: Me Ligjin e Pagave është trumbetuar barazia, por në fakt ndodhi pabarazia

Agim Aliu, kryetar i Ferizajt

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se Ligji i Pagave, përkundër që është trumbetuar që do të sjellë barazi, ka ndodhur e kundërta.

Ai ka deklaruar se ka raste në administratën komunale, ku në vend se të rritet paga, është zvogëluar dhe se sipas tij kjo duhet të përmirësohet.

“Unë po besoj se do të adresohen këto shqetësime në mënyrë që në rastin edhe në mundësinë e parë të rishikohen sepse thjesht është trumbetuar se do të ndodhë barazia, por në fakt po ndodh një lloj pabarazie, për faktin se të heqësh pagën apo të zvogëlosh pagën nga ajo që ka qenë vërtet është një pabarazi, por po besoj se ka mund të ikë diçka nga koeficienti dhe nga ligji dhe kjo do të duhet të shërbente që në perceptimin e ardhshëm të përmirësohet”, ka thënë ai.

Aliu ka thënë se rritja e pagave duhet të bëhet në raport me krizën ekonomike që e ka kapluar vendin.

“Sigurisht se ka edhe raste të tjera, jo vetëm në administratën komunale, por edhe në administratat dhe shërbimet të tjera që janë pjesë e Ligjit për Pagat ku janë adresuar defektet e tilla të ligjeve dhe koeficientit, por unë po besoj që në të ardhmen duhet të adresohen në mënyrë që të ketë vërtet barazi dhe të ketë ngritje të pagës konform edhe gjendjes sociale që e kemi”, ka thënë Aliu.

Vlera e koeficientit e caktuar nga Qeveria e Kosovës është 105. Ky vendim është kritikuar nga partitë opozitare të cilat kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika