Adnan Januzaj e gjen skuadrën e re, i bashkohet Istanbul Basaksehirit

Adnan Januzaj

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj – ka kompletuar gjatë ditës së premte huazimin e tij nga Sevilla te skuadra turke, Istanbul Basaksehir.

Te skuadra andaluziane, Januzaj nuk po gjente minutat për të cilat u transferua në “Pizjuan”, andaj futbollisti vendosi që të kërkojë një aventurë të re.

Në pjesën e parë të këtij sezoni, te një Sevilla në krizë, Januzaj luajti shumë pak.

E tash, nga Spanja, ai ka ndryshuar ambient tërësisht duke kaluar në Stamboll, te skuadra e Basaksehir.

Këtë e ka bërë të ditur vet skuadra turke me një postim në rrjetet sociale.

Januzaj me skuadrën e Basaksehir do të luaj të paktën deri në fund të këtij sezoni, pasi është transferuar aty në formë huazimi.

Do mbetet të shihet nëse paraqitjet e tij do jenë aq të mira, sa që skuadra turke të vendosë për një transferim të plotë në afatin kalimtar veror.

Me Basaksehirin, Januzaj do të ketë synime të mëdha, pasi në Superligën e Turqisë ata aktualisht ndodhen në vendin e tretë, pozitë kjo që dërgon në garat Europiane, më saktë, në Europa League.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika