Hoti: Në morgun e Prishtinës ka pluhur të trupave të djegur nga Serbia

Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka thënë se në morg të Prishtinës gjendet pluhur i personave të djegur nga Serbia

Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, në një intervistë për emisionin Five, ka thënë se në morg të Prishtinës gjenden dëshmitë e metodave të krimit të rëndë që ka përdorur Serbia.

“Në morg në Prishtinë, flitet që janë 300 trupa, mbetje mortore, të paidentifikuar, ku shihet edhe pluhur i personave të djegur, krime këto që i ka bërë Serbia, e cila ka përdorur metoda të krimit të rënda”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia është përgjegjëse për zhdukjen e babait të tij, Ukshin Hoti.

Ai ka thënë se Serbia do të tentojë deri në momentin e fundit për të mos i zbardhur rastet e personave të pagjetur, jo vetëm për shkak të autoritetit që kanë pasur dhe kontributit që kanë dhënë, por edhe për vetë mënyrën se si janë zhdukur.

“Burgu është institucion i sigurisë së lartë, prandaj babi është kidnapuar nga burgu i Dubravës, atëkohë burg i Serbisë, prandaj shteti i Serbisë është direkt përgjegjës për zhdukjen e tij”, ka thënë ai.

Hoti ndër të tjera ka shtuar se është e palogjikshme që Serbia të thotë nuk kemi informacion, për një person që e ka kidnapuar vetë.

Sa i përket metodave të rënda të krimit që ka përdorur Serbia, ai ka thënë se Serbia ka shtruar edhe asfalt me trupa të masakruar.

Hoti theksoi se deri më tani janë 1617 persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Familjarët e personave të zhdukur janë të barabartë të gjithë për mua dhe për secilin , prandaj do të mundohem deri në momentin e fundit që këto raste të ndjeshme të zbardhen”, ka theksuar Hoti.

Sipas Hotit, Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka gërmuar 2700 vende dhe informacionet mbi lokacione të tilla vazhdojnë të rezultojnë të pasakta.

Në territorin e Serbisë janë gjetur 5 varreza masive, ndërsa në 15 vitet e fundit, vetëm 64 prej personave të zhdukur janë gjetur.

 

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika