Haradinaj në takim me Muzurovic thekson urgjencën e arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me drejtorin për Ballkan dhe Evropë Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic. Në këtë takim Haradinaj ka theksuar domosdoshmërinë e rolit amerikan në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me drejtorin për Ballkan dhe Evropë Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.

“Në takim me z. Muzurovic theksova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës për Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin e saj në NATO”, ka shkruar Hradinaj.

Në këtë takim i pari i AAK-së ka theksuar urgjencën e arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi për njohje dhe domosdoshmërinë e rolit amerikan në arritjen e kësaj marrëveshje.

Haradinaj është shprehur se “Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces”.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika