Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

Përmes një postimi këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, ka njoftuar se 116 ukrainas janë liruar, duke shtuar se në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Mariupoli, rajoni i Hersonit dhe Bahmutit

Foto: REL

Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer në shtëpitë e tyre, në kuadër të një këmbimi të të burgosurve të luftës, të shtunën e 4 shkurtit.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, ka thënë në një postim në Telegram se 116 ukrainas janë liruar, duke shtuar se në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Mariupoli, rajoni i Hersonit dhe Bahmutit.

Zyrtarët rusë të mbrojtjes kanë thënë se 63 ushtarë rusë janë kthyer nga Ukraina, pas ndërmjetësimit që kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa në një deklaratë të lëshuar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes, nuk janë dhënë hollësi shtesë për ata që janë konsideruar si “kategori speciale” e të burgosurve të luftës.

Njoftimi për këtë këmbim është bërë teksa zyrtarët rajonalë të Ukrainës kanë raportuar se një natë më parë ka pasur bombardime ruse në rajonin Sumoj dhe afër qytezës Mahanets, në afërsi të centralit bërthamor të Zaporizhjas.

Kryeqyteti ukrainas Kievi tash e sa kohë e ka akuzuar Moskën se është duke e shfrytëzuar këtë central si bazë për të nisur sulme rreth lumit Dnjepër në Ukrainë.

Forcat ushtarake ruse e kanë marrë kontrollin e këtij centrali pak muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën e nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën, derisa perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke i dhënë sanksione që goditën ekonominë e këtij shteti.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. REL

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika