Aleanca për Shqiptarët: Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, mbështesim kushtet e paraqitura nga Kurti

“Çdo zgjidhje që do të bazohej në kërkesat shoviniste të Beogradit, do të krijonte precedent të rrezikshëm për stabilitetin rajonal, duke rritur apetitet e qarqeve të ndryshme nacionaliste, në një kohë të brishtë për Ballkanin Perëndimor", thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët ka mbështetur kushtet e paraqitura publikisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një njoftimi, Aleanca për Shqiptarët vlerëson se Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik.

“Vlerësojmë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë njëetnik dhe se ai duhet të jetë në përputhje të plotë me rendin juridik-kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015”, thuhet në njoftim.

“Çdo zgjidhje që do të bazohej në kërkesat shoviniste të Beogradit, do të krijonte precedent të rrezikshëm për stabilitetin rajonal duke rritur apetitet e qarqeve të ndryshme nacionaliste, në një kohë të brishtë për Ballkanin Perëndimor, kur tërë kapitali politik i shumicës së vendeve të rajonit është i fokusuar në shkëputjen nga Rusia dhe ridinamizimin e zgjerimit të BE-së”, vijon njoftimi.

Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar mobilizim të shtuar nga partnerët ndërkombëtarë për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe sipas afateve të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kësaj partie, pakicat në Republikën e Kosovës gëzojnë të drejta të garantuara sipas standardeve më të larta evropiane, me mekanizma mbrojtëse më të sofistikuara se në çdo vend tjetër të rajonit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, e ka potencuar përkushtimin e Kosovës që sa më shpejt të arrihet dakordimi final rreth propozimit të BE-së, të mbështetur nga Franca e Gjermania.

Ai ka treguar rrethanat, në të cilat do të zbatohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

  • Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
  • Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas kushtetutës.
  • Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
  • Para vendosjes së asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
  • Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Kosovën.
  • Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-se për mospranimin e aplikimit të Kosovës në BE.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika