Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit, pasi këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se plani franko-gjerman është i pranueshëm për Kosovën, pasi nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe në të. Meqë këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, sipas tij, duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit.

Konjufca ka thënë se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë kërkuar që të ruhet konfidencialiteti dhe Plani i njohur fillimisht si franko-gjerman, të mos bëhej publik.

“Këtë plan Qeverisë, mesa e di unë, përfaqësuesit gjermanë dhe francezë ia kanë dorëzuar në shtator të vitit të kaluar, mirëpo ky plan është kërkuar nga vetë propozuesit që mos të ndahet shumë me publikun, të kufizohet maksimalisht për shkak që përderisa palët janë në biseda e sipër dhe u prezantohet fillimisht atyre, sepse procesi mund të shkatërrohet nëse nuk ruhet konfidencialiteti”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, kryeministri Kurti para tre muajsh ka thënë që është bazë e mirë që të vazhdohet më tutje.

“Nuk e di përse i gjithë ky pluhur kur kryeministri ka thënë se ky plan është i pranueshëm për Kosovën, për arsye se aty nuk përmendet kurrfarë Asociacioni”, shtoi Konjufca.

Kryeparlamentari theksoi se e tëra që mund të aludohet për nënkuptim në atë plan është që Kosova e merr njëfarë obligimi për marrëveshjet e deritanishme të cilat janë arritur në dialog.

“Pra Kosova e merr njëfarë obligimi për marrëveshjet e deritashme që janë arritur në dialog, pra në këtë aspekt mund të thuhet eksplicit është referenca e Asociacionit. Por çështja është se këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Kushtetuesja dhe tash çështja është të gjendet një formë e re e Asociacionit”, tha kreu i Kuvendit.

“Mendoj se janë dy rreziqe për Kosovën. E pse kjo nuk është zgjidhja më e mirë dhe pse është kompromis. Është kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje ‘defacto’, pra shtetësia e Kosovës nga Serbia nuk pranohet drejtpërdrejt por në mënyrë të tërthortë”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika