Fahrije Hoti është shpallur ”Evropiania e Vitit 2022”

Fahrije Hoti është shpallur “Evropiania e vitit 2022”, nga Zyra e Bashkimit Evropian. Në garë me të ishin edhe katër figura të tjera por më e votuara ka dalë Hoti e cila ka marrë mbi 6000 vota

Fahrie Hoti

Ky çmim që ndahet nga Zyra e Bashkimit Evropian, jepet për figurën që merr më së shumti “pëlqime”. Kështu, duke u bazuar në numrin e pëlqimeve, Fahrije Hoti ka dalë më e votuara se kandidatët e tjerë.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte bërë të ditur emrat e Behare Bajraktarit, Fahrije Hotit, Jovana Radosavljeviqit, Samir Karahodës dhe Sebahate Hajdinit, të cilët ishin të nominuara për çmimin “Evropiani i Vitit 2022”.

Nga të gjithë këta kandidatë,  Fahrie Hoti nga Krusha, doli të jetë fituese.

“Fahrije është shembulli më i mirë se si të shndërrohet një përvojë e dhimbshme në guxim dhe qëndrueshmëri. Pas luftës, e cila mori burrin e saj së bashku me 243 burra dhe djem nga fshati i saj, ajo dhe të gjitha gratë e tjera të Krushës u përballën me probleme të mëdha për rritjen e fëmijëve pa të ardhura. Sot ,Fahrija krenohet me Kooperativa ‘Krusha’, një kompani që punëson 50 gra, e cila prodhon një shumëllojshmëri turshish dhe ajvaresh. Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit të nominuar për Oscar, Zgjoi.”

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte bërë thirrje që të votohet një individ apo instuticion që ka kontribuuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë, gjatë vitit të fundit. Andaj, Fahrije Hoti është votuar më së shumti për këtë emërtim.

Ky çmim i ndahet individëve, puna dhe arritjet e të cilëve kanë promovuar idenë dhe vlerat evropiane.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika